http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa fati i qeverise maqedonase do te varet nga partitë politike shqiptare, duket se Tirana zyrtare po ndjek me vëmendje situatën. Kryetari i Bashkimit Demokrat per Integrim AliAhmeti, ishte ketë enjte ne Tirane ku ka zhvilluar takime me krerët me te larte te vendit, si presidentin, kryeministrin Rama si dhe parlamentarin Meta. Ne qendër te takimeve ka qene pikërisht rezultati i zgjedhjeve ne Maqedoni. Fillimisht kreu i BDI është takuar ne selinë e qeverise me kryeministrin Edi Rama ne prani edhe te ministrit te jashtëm Ditmir Bushati. Nuk ka shume detaje për takimin, por mësohet se theksi është vendosur tek fakti qe shqiptaret kane rol përcaktues ne kabinetin e ri. Me Pas Ahmeti është takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta. Partia e Ali Ahmetit doli nga këto zgjedhje me 10 deputet, duke u bere partia përcaktuese e qeverise se re ne Maqedoni.