Basha akuzon Ramën e Metën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Shkodra, lideri i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar qeverinë Rama-Meta per korrupsion, lidhje me krimin e varfërim te qytetareve shqiptare. Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit po mbizotëron debatin politik tashme qe PD e beri te qarte se, nuk e voton draftin e qeverise, Lulzim Basha ka përdorur pikërisht termin Byro per te sulmuar dy aleatet Rama e Meta.Kjo është oligarkia, sundimi i pakicës por tashmë jo si një byro politike por si një byro mafioze njerëzish të cilët duan të marrin të gjitha vendimet në emër të shqiptarëve por jo për shqiptarët, jo për interesin e shqiptarëve, jo për interesin e Shkodrës, as të rinjve dhe të rejave shkodranë, por për interesin e një grushti njerëzish që përfitojnë sot 1/3 e buxhetit të shtetit.Akuzat me te forta per korrupsion Basha i ka artikuluar kundër ministrave te qeverise Rama.38 mijë shqiptarë merren zvarrë nëpër komisariate për arsye nga më të paqenat por kryehajdutët, ata që duhet të jenë të parët prapa hekurave e para gjyqtarëve Ilir Beqës, Arben Ahmetajt, Saimir Tahirët më në krye kapobandën Edi Ramën dhe aleatin e tij Ilir Meta. Nuk i hy asnjë ferrë në këmbë.Lideri i opozitës Lulzim Basha, nuk ka lene jashtë vëmendjes edhe zgjedhjet ne PS, duke paralajmëruar se çdo vendim i rëndësishëm ne PD, do te merret sipas parimit ?një anëtar, një vote?.Është detyra jonë sot që të ngrihemi edhe një herë si para 25 viteve, të ngrihemi për t?i dhënë një model tjetër Shqipërisë, të demokracisë së re, demokracisë pjesëmarrëse së çdo qytetari, çdo qytetareje duke e nisur nga demokracia brenda familjes tonë, brenda shtëpisë tonë, duke e nisur me vendimmarrjen ?një anëtar-një votë? për të gjitha vendimet e rëndësishme në Partinë Demokratike.Nga Shkodra , kryetari i demokrateve ka bere thirrje qytetareve te ngrihen kundër oligarkisë e kundër dyshes Rama - Meta për nje te ardhme me te mire.

Share This Video


Download

  
Report form