Eurodeputeti Fleckenstein takohet me Ramën e Metën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para takimit me kryeministrit Edi Rama, eurodeputeti Knut Flackenstein, konsumoi një kafe pune me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE Romana Vlahutin, ne një nga hotelet pranë kryeministrisë. Per mediat, eurodeputeti tha se debati politik behet ne Parlament e jo ne rruge. Eurodeputeti u shpreh i prere se nuk gjendet ne Tirane, per te negociuar mes mazhorances dhe opozitës, per tejkalimin e ngërçit politik.Takimin me kryeministrin Edi Rama, që zgjati për rreth 45 minuta Flackenstein e vlerësoi si pozitiv. Në dalje nga selia e kryeministrisë, pak metra nga çadra e protestës së opozitës, deputeti gjerman i Parlamentit Europian, tha se nuk do vizitojë protestuesit. Me pas i shoqëruar nga Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, eurodeputeti i është drejtuar kryesisë së Kuvendit ku zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Takimi, nisi në orën 11:30 dhe zgjati përtej parashikimeve dhe përcaktimit protokollar të takimeve të këtij niveli. Për rreth një orë e gjysmë, mësohet se është diskutuar mbi situatën politike, si dhe procesin e reformave në Shqipëri. Vizita e eurodeputetit, zyrtarisht zhvillohet pas miratimit në Parlamentin Europian të rezolutës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ndërkohë, te hënën, zedhenesja e Komisionit Europian Maja Koçijançiç deklaroi se debati duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike sipas Brukselit do të ishte vetëm kundërproduktive për ambicien e Shqipërisë për t?iu bashkuar Unionit Europian. Koçijançiç theksoi se është e rëndësishme të tregohet vazhdimësia e punës se Parlamentit në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me reformën e drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form