Çmimi i lartë i karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e çmimit të naftës gjatë javës së fundit, e cila ndodhi në sinkron me një kërcim të çmimit në 3 lek në të gjitha pikat ku tregtohet karburant ka vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës. Në bazë të vendimit që morri në muajin shkurt, komisioni i konkurrencës i rekomandoi ministrisë së energjisë që të nisë punën për ngritjen e njësisë së transparencës së këtij tregu. Në këtë letër nisur në datën 9 prill kryetarja e autoritetit Lindita Milo i kërkon ministrit Gjiknuri ngritjen e një grupi pune të përbashkët për këtë çështje. Ekspertët pranojnë rritjen e çmimit, por megjithatë ata thonë se ai ka qënë i ndikuar nga rritja e çmimit të naftës brent në bursë, por edhe të asaj të Teksasit. Por më të shqetësuarit për këtë çështje mbeten konsumatorë. Ata shprehen se nuk është normale që çmimi i naftës në Shqipëri të jetë më i lartë edhe se në shumë vende të tjera të zhvilluara të cilat kanë edhe cilësinë më të mirë. Njehsimi i çmimit të naftës në kohën që ai rritet në bursë dhe reflektimi i tij në kohë reale edhe në pikat e pakicës në Shqipëri ka lënë dyshime për marrëveshje të fshehta mes firmave që tregtojnë karburante. Por ndonëse hapi një hetim që zgjati 4 vjet autoriteti i konkurrencës nuk arriti dot të konstatonte nëse ka situatë oligopol apo jo. Për këtë arsye ai kërkon ngritjen e një njësie e cila i detyron tregtarët të raportojnë online çmimet në momentin që i ndryshojnë ato.

Share This Video


Download

  
Report form