Rritet importi i karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blerja e lëndëve hidrokarbure nga jashtë ka shënuar shifrën rekord që prej vitit 2010. Kështu për 9 muajt e parë të këtij viti importi i këtyre lëndëve në Shqipëri arriti në 313.7 mijë ton. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, blerja e naftës në tregun ndërkombëtar ka qenë gjithnjë në rritje. Një nga arsyet që ka ndikuar në shtimin e konsumit të karburanteve është edhe numri ne rritje i mjeteve të përdoruara. Vetëm gjatë vitit 2012 në Shqipëri u futën 50 300 automjete të përdoruara, me afro 50% rritje krahasuar me një vit më parë. Kjo ka vijuar edhe për këtë vit, ku vetëm për 6 muajt e parë kanë mbërritur 21 mijë mjete. Por përveç pjesës së importit, Shqipëria është një nga vendet që ka gjithnjë në rritje eksportin e naftës. Kështu shumë kompani të cilat kanë të drejta të kërkimit dhe përpunimit të naftës në vend, e shesin atë jashtë. Ky fenomen ndikon që edhe çmimi në tregun e pakicës të varet gjithnjë nga çmimi që ka një fuçi në bursën ndërkombëtare. Sipas institutit të statistikave, që prej vitit 2009 eksportet e lëndëve minerale kanë qenë gjithnjë e në rritje duke kapur në 2012-ën vlerën e 1 miliardë dollarëve.

Share This Video


Download

  
Report form