http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia arreston tmerrin e karburanteve qe kryente grabitjet me arme. Ai kishte mundur te rrëmbente parate ne pikat e karburantit në disa qytete të vendit. E fundit qe vuri ne shënjestër ishte nje argjendari ne Lushnje.
Operacioni i koduar ?Hajduti karburanteve?, çoi ne pranga Aleks Priftin nga Ura Vajgurore.
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë se 41-vjecari, pasi realizon grabitjet largohet me shpejtësi.
I vetëm ai ka mundur të grabisë disa karburante ne Durrës, Rrogozhine dhe Peqin. Ai i lëvizte me një automjet tip ?Honda?, të marrë me qera dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente vjedhjet. Sipas policisë, brenda 3 ditëve të fundit arriti të kryente shtatë vjedhje.
Aleks Prifti nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ai njihet si person me precedentë të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri por gjithashtu edhe pe gjobëvënie. 41-vjeçari ka pasur precedent penale edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.
Specialistet e krimeve të renda kane arritur të zbardhin dhe dokumentojnë ngjarjen fale edhe pamjeve te marra nga kamerat e sigurisë, të cilat kane ndihmuar ekspertet e policisë per te mbërritur tek autori.