Arrestohet ekstremisti në Kamëz - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës ka arrestuar një ekstremist musliman pasi ka kërcënuar se do të qëllonte me armë zjarrin në drejtim të efektivëve të policisë.Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ku në pranga ka rënë 35-vjeçari Roland Kryemadhi.
Sipas të dhënave të policisë, Kryemadhi njihet si një person ekstremist i besimit islam.Sot efektivët e Komisariatit numër 5 kishin shkuan në banesën e tij për ta shoqëruar në Gjykatën e Tiranës, për shkak të dhënies së masës për shkelje të rregullave te qarkullimit rrugor. Kryemadhi ndërkohë ndodhej në arrest shtëpie për dhunë në familje dhe keqtrajtim të fëmijëve.Kur policia ka mbërritur në banesë, i riu i ka kërcënuar me kallashnikov policinë duke i thënë që të largohet ose do ti vrasë.
Efektivët e komisariatit, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar banesën e tij.
Pas më shumë se 40 minutash ai është vetëdorëzuar.
REBANI JAUPI
DREJTOR I POLICISE SE TIRANES
Autori është babai tre fëmijëve, por që i pengonte ti dërgonte në shkollë pasi thoshte se fëmijët e tij i shkollon Allahu.Ndërkohë tashmë po hetohet edhe pista nëse i arrestuari kishte lidhje me grupet ekstemiste.
------------------------------------------------------------------
Subscribe:
https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Share This Video


Download

  
Report form