Arrestohet polici në Lazarat, dyshohet se shpërdoroi detyrën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i policisë për asgjësimin e parcelave të mbjella me hashash dhe goditjen e personave që kundërshtuan me armë operacionin e nisur që më 15 qershor në Lazarat nuk kursen as uniformat blu. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, arrestoi në flagrancë Inspektorin Lorenc Alia, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pasi akuzohet se gjatë operacionit policor në Lazarat ka shpërdoruar detyrën, duke abuzuar me qëllim përfitimi gjatë procesit të shoqërimit dhe sekuestrimit të automjeteve të dyshuara në Lazarat. Ndërkohë, një grup pune do të monitorojë cdo veprim të strukturave të policisë gjatë operacionit në Lazarat. Arrestimi i policit, pasoi prangosjen e një 50-vjeçari në Lazarat në banesën e të cilit u gjetën armë si dhe lëndë narkotike. Me këto dy arrestime, shkon në 22 numri i personave në operacionin e nisur prej ditësh në Lazarat. Sot që në mëngjes herët ka nisur kontrollin nëpër banesat dhe mjediset përreth tyre në këtë fshat, ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabis, bimë narkotike e fidanë si dhe armë e municione të tjera luftarake. Policia e shtetit ka angazhuar ndërkohë, edhe një skuadër xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes, me synim identifikimin e vendeve ku mund të jenë fshehur armë e municion përmes pajisjeve të posaçme të specializuara të kësaj strukture, për të bërë të mundur sekuestrimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form