Çmimi i naftës: Tarifë e lartë, cilësi e dobët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shqiperi çmimi i karburanteve ka njohur vetëm trend rritës, pavarësisht luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, ulja nuk është reflektuar në tregun vendas. Por si është e vërteta e tregut te karburanteve. Sot në paguajmë naftën dhe benzinën si qytetare evropiane, por cilësia që marrin është larg standardeve evropiane. Vizion Plus nëpërmjet disa fotove të marra një ditë më parë, ka evidentuar çmimin, kryesisht të naftës në disa vënde të Evropës dhe rajonit. Ato faktojnë se ne pagjume një litër naftë me shtrenjtë se në Bruksel, qytet me standard të lartë jetese. Nëse në Shqipëri, një litër naftë shitet nga 180 deri në 192 lekë, në Bruksel ky çmim, i llogaritur me monedhën tonë, arrin në 176 lekë. Në vendet e tjera të rajonit, si në Maqedoni një litër shitet 179 lekë, ndërsa në Kosove 170 leke, pra me lire se këtu. Ne Milano, Angli apo në Greqi ky çmim për naftën arrin në 200 lekë për litër, ose vetëm 20 lekë më shume se në Tirane. Shqiptaret me të ardhura mesatare për fryme 4 mije dollar në vit paguajnë në këtë mënyre njësoj sa qytetaret evropiane, që kanë të ardhura vjetore dhjetë herë më të mëdha se në Shqipëri. Ndonëse çmimi i karburanteve në vite ka njohur vetëm rritje, paralelisht me këtë situatë është rritur edhe barra fiskale për kompanitë.

Share This Video


Download

  
Report form