http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal për ish-Ministrin e Arsimit Myqerem Tafai i akuzuar për ?shpërdorim detyre?. Kallëzimi është depozituar pak dite me pare në Prokurorinë e Përgjithshme nga ana e Ministrisë së Arsimit, ndërsa pas verifikimeve organi i akuzës, ka vendosur te regjistroje procedimin pasi është e nevojshme te kryhen veprime te tjera hetimore, per te konkluduar nëse ka elemente te veprës penale. Ish-ministri Tafaj, akuzohet për dhënie ambientesh kundër ligjit, pasi dyshohet se i ka dhënë me vendim një godinë një subjekti privat. Behet fjale per Qendrën e Formimit Policor ne Sauk, e cila ka qene prone e Ministrisë se Brendshme dhe me propozim te Ministrit Tafaj, i ka kaluar një subjekti privat si dhe akreditimi jashtë ligjit te disa lendeve ne universitetin ?Vitrina?. Pas Arben Imamit dhe Ridvan Bodes, Myqerem Tafai është ministri i trete i ish-qeverise Berisha per te cilin janë regjistruar procedime. E ndërsa per Imamin, Prokuroria vendosi pushimin e çështjes per Ridvan Boden dhe Myqerem Tafajn, çështjet jane ende nen hetim nga organi i akuzues.