https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Procedim penal Imamit" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Regjistrohet procedimi penal për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, dhe katër ish-zyrtarët e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë bërë me dije për Vizion Plus se pas verifikimit të materialit voluminoz të ardhur nga Ministria e Mbrojtjes është vendosur regjistrimi i procedimit penal,  për pesë të akuzuarit ndërkohë që dosja i ka kaluar për kompetencë hetimi njësisë task -force të Prokurorisë së kryeqytetit. Kallëzimi u depozitua pak ditë më parë në organin qendror të akuzës, i shoqëruar me një material prej 200 faqesh me argumente për shkeljet e ish-Ministrit të Mbrojtjes dhe katër bashkëpunëtoreve të tij për një afere të pretenduar me spotet televizive, i cili i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm që kap vlerën e 100 milionë lekëve të rinj. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes procedura e prokurimit për këto spote, nuk ka qene e parashikuar në regjistrin përkatës për vitin 2013 e për me tepër ato i janë dhëne në mënyrë preferenciale një televizioni kombëtar pa krijuar kushte konkurrence me mediat e tjera. Zhvillimi i prokurimit është vendosur nga Imami, i cili ka përdorur fonde të akorduara për qëllime të tjera, nga ana tjetër, grupi i eksperteve ka zbuluar se përzgjedhja e fituesit ka qene e paracaktuar dhe fiktive, ndërsa nuk janë thirrur operatorë të tjerë të medias të marrin pjesë në garë. Sipas kallëzimit, kërkesa për oferte është bërë me 23 prill 2013 dhe kontrata është firmosur vetëm një javë me pas dhe transmetimi i reklamave ka nisur 1 ditë pas firmosjes së kontratës.

Share This Video


Download

  
Report form