Kallëzim penal për Ridvan Boden - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjetër ish-ministër i qeverisjes se djathte kallëzohet penalisht. Inspektorati i Deklarimit te Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesit ka çuar per ndjekje penale ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode, aktualisht deputetet i Partisë Demokratike. Bode akuzohet nga Inspektorati per fshehje te pasurisë se tij. Behet fjale për 500 mije euro. Ne nje njoftim per mediat, Inspektorati bën me dije se i ka përcjellë tashme organit te Prokurorisë materialet për procedim te mëtejshëm.?Paditet subjekti Ridvan Bode veprat penale refuzim per deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim te rreme te pasurive te personave te zgjedhur dhe nëpunësve publike ose i çdo personi qe ka detyrimin ligjor per deklarim dhe Pastrim te produkteve te veprës penale ose veprimtarive vepra keto te parashikuara nga nenet 257 a dhe 287 te kodit penal.?Inspektorati i Deklarimit Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave bën me dije se ish-Ministri i Financave megjithëse është njoftuar disa here gjate njoftimit per hetimin administrative ka refuzuar te paraqitet per te dhëne shpjegime. Deputeti i Partisë Demokratike nuk ka pranuar te tregoje burimin e pasurive te tij dhe te familjareve. Ndërkohe Inspektorati i ka bere thirrje edhe Kuvendit qe te marre masa ndaj te gjithë deputeteve qe shpërfillin kërkesat e organeve ligjzbatuese.

Share This Video


Download

  
Report form