http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar kallëzimin penal të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili pretendon se është dhunuar nga dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në aeroportin ndërkombëtar të Romës, ndërsa Balla, denoncimin e bëri një ditë më pas në komisariatin e Rinasit për Malltezin dhe bashkëshorten e tij, Argita Berisha. Sipas Ballës, incidenti ka nisur me fyerje e më pas në konfrontim fizik. Ndërkohe hetimet e Prokurorisë do të përcaktojnë, nëse ka pasur apo jo vepër penale, teksa akuza u regjistrua ndaj Malltezit, si ?goditje për shkak të detyrës?.