Prokuroria: Kallëzim penal për Shpëtim Gjikën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë dy objekte ndërtimi në qytetin e Vlorës, për të cilat pretendohet se janë falsifikuar lejet e ndërtimit. Ky është shkaku që prokuroria e rrethit Vlorë ka finalizuar hetimet duke çuar në gjykatë kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar, Shpëtim Gjika, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtim të paligjshëm. Në listë janë edhe 7 individë të tjerë, të cilët janë marrë si të pandehur. Prokuroria e përgjithshme në në dalje publike tha se organi i akuzës së rrethit Vlorë, pas një hetimi të kryer ka konkluduar se, dy objekte janë kryer në vende ku nuk lejohet ndërtimi, si dhe për të realizuar këtë kryetari i bashkisë së bashku edhe me drejtoren e Planifikimit të Territorit në bashki, Eleni Dardhaj, kanë falsifikuar dokumentet për këto ndërtime të paligjshme. Por hetimi për ndërtimet pa leje është shtrirë edhe më tej në këtë qytet, ku nën hetim janë dhe ndërtues, si dhe institucione të tjera vendore. Ky është rasti i parë, që prokuroria ndjek penalisht zyrtarin më të lartë vendor siç është kryetari i bashkisë. Më herët, paralajmërimi për të ndëshkuar të gjithë abuzuesit që kanë lejuar ndertimet pa leje është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form