http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbase mund të duket e çuditshme, por konsumi i duhanit në Shqipëri për vitin 2014-të dhe muajt e parë të 2015-ës, është ulur me 40%. Të dhënat konfirmohen nga statistikat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ku rezulton se importi i cigareve nga 450 ton që ka qenë mesatarisht në Shqipëri, për dy vitet e fundit ka shkuar në 250 ton. Efektin kryesor këtu pritet ta ketë dhënë rritja e akcizës që ka shoqëruar këtë produkt në këto vite me 40 lek/për paketë, gjë e cila ndryshe nga pritshmërinë e financave ka dhënë ndikim negativ në mbledhjen e taksave. Njëkohësisht me këto të dhëna, rritja e taksës së qarkullimit, e cila mblidhet te nafta dhe benzina, ka ulur edhe sasinë e karburanteve që tregtarët tanë blejnë çdo vit jashtë. Muajt janar- shkurt kanë shënuar vlerën më të ulët të importit të naftës në Shqipëri që prej vitit 2005. Burime nga Ministria e Financave konfirmojnë për Vizion Plus se fakti i rënies së importeve të dy mallrave kryesore të akcizës, siç janë karburantet dhe cigaret kanë krijuar shqetësime, çka ka detyruar ministrinë të ngrejë një grup pune për të vërtetuar, nëse ka patur rënie të konsumit në këtë treg apo rritje të evazionit fiskal. Nga tabela e mbledhjes së të ardhurave, jashtë pritshmërie të këtij institucioni janë mbledhja e taksës së qarkullimit, dhe ajo e akcizës, vlera e realizuar e saj është 10 milion dollarë më pak se planifikimi.