SHBA, miratohet ligji i taksave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Senatorët amerikane miratuan ndryshimin më të madh të ligjit të taksave që prej viteve ?80 me 51 vota pro, e 49 kundër. Ligji shkurton ndjeshëm taksat ndaj korporatave dhe sipas një komiteti të senatit, do të rrisë me të paktën 1 trilion dollarë deficitin. Vetë Trump përgëzoi republikanët për shkurtimin e taksave që do të ndihmojnë edhe familjet punëtore dhe tha se shpreson që ta firmosë ligjin para krishtlindjeve. Tashmë senatit do t?i duhet që ligjin e miratuar ta bashkojë me atë që u kalua në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas t?ia paraqesë presidentit për firmën finale. Demokratët që votuan kundër u ankuan se nga ndryshimet përfitojnë të pasurit dhe bizneset e mëdha, një pikëpamje që ndahet dhe nga shumë ekspertë. Në shifra, plani i ri redukton taksën e korporatave nga 35% në 20%. Miratimi i ligjit ishte një fitore e madhe për republikanët e Senatit dhe presidentin Donald Trump.

Share This Video


Download

  
Report form