Aksioni i tatim taksave në vend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra biznese ne gjithë vendin janë mbyllur e janë gjobitur për shkak se nuk dispononin fatura tatimore për produktet. Disa shkolla ne fshatrat e Fierit rrezikojnë ta nisin mësimin pa libra.Shkak është bërë bllokimi i shpërndarjes së teksteve, pasi shitësit nuk janë të pajisur me kasa fiskale. Dyqanet qe kanë kasa nuk kanë mundësi te përballojnë me shumë se 100 kërkesa. 47 subjekte ne Korçe rezultojnë se kanë mallra pa fatura te origjinës, ndërsa pese biznese te tjera janë pa dokumentacion. Drejtori i tatim taksave ne qarkun juglindor, thotë se ne Ersekë u sekuestrua mall me vlerë 8 milion leke. Në tre ditët e para të aksionit në Qarkun Dibër, tatimorët kanë ushtruar 250 kontrolle dhe kane penalizuar 40 subjekte. Shumë biznese ne Burrel kanë ulur qepenat. Qytetarët mbështesin aksionin, por kërkojnë që ai te rrisë papunësinë. Në Peshkopi, 4 persona po ndiqen penalisht, pasi nuk kanë lëshuar kuponin tatimor, si dhe kanë poseduar mall të padeklaruar. Ndërsa në Bulqizë policia ka konfiskuar disa makineri lojërash fati pasi ishin pa licencë. 9 ditë pas nisjes së aksionit kundër informalitetit zyrat e QKR-së ne Vlorë po përballen me fluksin e njerëzve që kërkojnë për tu regjistruar. Janë me dhjetëra pronare biznesesh që presin ne radhe. Që prej datës 1 shtator në këtë zyrë numri i personave që aplikojnë për hapjen e biznesit arrin deri ne 80 në ditë.

Share This Video


Download

  
Report form