Rama: Biznesi i vogël, pa tatim fitim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë bizneset që bëjnë një xhiro vjetore nën 50 mijë dollarë në vit, nuk do të derdhin asnjë lek në buxhet në formën e tatimit mbi fitimin. Në një takim me sipërmarrës të bizneseve të vogla, kryeministri Rama paralajmëroi këto ndryshime në barrën fiskale, të cilat do të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2016-të. Një tjetër lehtësim vjen edhe për një pjesë të ndërmarrjeve, të cilat deri më sot paguanin 7.5% të tatimit mbi fitimin nëse kishin një xhiro në fashën nga 20-80 mijë dollarë. Kjo fashë hiqet, dhe per të gjithë ata që kanë xhiro nga 50 mijë deri në 80 mijë dollarë tatim fitimi ulet në 5%. Por këto lehtësi, nuk do të thonë se bizneset nuk duhet të derdhin kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, po ashtu të gjithë duhet të jenë të pajisur me kasë dhe të japin kuponin tatimor. Nga janari i 2016-ës, asnjë sipërmarrës nuk do të shohë inspektorët tatimorë në derën e tyre. Kontrollet e tatimeve do të behën në bazë të sistemit të riskut, ku xhiroja e raportimit hedh dyshime se po kryhet evazion. Kryeministri tha se një familjar, i cili ndihmon në një biznes të familjes së tij, nuk do të jetë më i detyruar që të paguaje sigurime shoqërore. Ai shtoi se kontrollet në këtë periudhë po përqendrohen në bizneset VIP, ku rezultatet e para flasin për 34 milion euro evazion nga kjo kategori.

Share This Video


Download

  
Report form