Biznesi i vogël në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi i vogël është përfshirë nën ethet e TVSH. Gjatë paradites së të enjtes, dhjetëra tregtarë në tregun ushqimor në Tiranë kanë mbyllur qepenat për dy orë, në shenjë proteste. Ata kundërshtojnë aplikimin e TVSH.



Duke marrë në konsideratë faktin që pjesa më e madhe e tregtarëve të vegjël nuk zotërojnë njohuritë e duhura per të mbajtur dokumentacionin e nevojshëm, ata thonë se do t?u rriten kostot dhe do t?u cenohen fitimet modeste.



Shoqata e biznesit të vogël dhe te mesëm më mënyrë të vazhdueshme e ka kundërshtuar vendosjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar, por pavarësisht kundërshtimeve, ligji hyri në fuqi nga data 1 Prill.



Rreth 60 biznese te Qendrës Tregtare Pazari Korçë mbyllen aktivitetet për 2 orë në shenjë proteste për kalimin e tyre në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo në përgjigje të thirrjes së bërë nga shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë. Tregtarët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet e rritura nga futja në këtë skemë.



Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë për qarkun Korçë ka kërkuar rishikimin e skemës së TVSH-së duke e çuar pragun në 10 milionë lekë, si dhe të ulë TVSH nga 20% në 6% për produktet e shportës.



Në qarkun e Korçës janë rreth 7600 biznese të vogla nga të cilat rreth 600 kanë kaluar që nga 1 Prilli në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, për shkak të xhiros vjetore që i ka kaluar 2 milionë lekët.Këto kanë qenë të vetmet biznese që janë përfshirë në grevë pasi pjesa tjetër e bizneseve të pazarit të Korçës kanë vijuar punën normalisht.

Share This Video


Download

  
Report form