http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dhjetë ditësh, Maksim Kutrolli, ka rihapur dyqanin në tregun ?maqedonas? në qytetin e Korçës. Maksimi tregon për Vizion Plus se dhe pse ka filluar punë xhiroja e tij në këto ditë ka qenë vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Problematika pohohet edhe nga vet qytetarët. Ata thonë se në këto ditë pandemie i kanë kufizuar shpenzimet pasi janë të pasigurt për të ardhmen. Për tregtarët, situata do të vijojë të jetë e vështirë deri në momentin që qytetarët do të vijojnë të lëvizin lirisht. E njëjta problematikë haset edhe në qytetin e Elbasanit.Si zgjidhje, tregtarët shohin heqjen e taksave vendore për një periudhë kohe pasi e kanë të pamundur që të vijojnë aktivitetin e tyre në këto kushte.