Marinzë, pasojat e shpërthimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy javë pas shpërthimit të puseve të naftës në fshatin Marinzë të Fierit, banorët e kësaj zone, vijojnë të shfaqin probleme me helmimin. Prej ditësh, qendra shëndetësore e këtij fshati, vijon të jetë e mbipopulluar nga njerëz që i drejtohen, për shkak të simptomave që shfaqin nga helmimi. Nga ana tjetër, mjekët e qendrës shëndetësore ngurojnë të japin të dhëna për numrin e pacientëve. Por një tjetër problem, shfaqet edhe në shkollën e fshatit. Prej disa ditësh, vihet re mungesa e shumë nxënësve. Shkak i mungesave janë pikërisht problemet që lidhen me intoksikimin.

Share This Video


Download

  
Report form