Raporti i dëmeve në Marinzë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i komunës Koman do t?i dorëzojë këtë të mërkurë kompanisë ?Bankers Petrolium?, raportin e plotë të dëmeve. Ky raport vjen menjëherë pas dorëzimit të dokumenteve nga ana e Komisionit të Verifikimit të Dëmeve, të shkaktuara më 1 prill të këtij viti nga shpërthimit e puseve ne Marinze. Këshilli i komunës Koman, ka kërkuar nga kompania kanadeze ?Bankers Petrolim? dëmshpërblimin e plotë për 46 banesa, për shkak se janë totalisht të pabanueshme. 66 banesa janë për kompensim të pjesshëm, ndërsa 160 për riinspektim. Ajo që ndodhi më 1 prill të këtij viti nuk ishte veçse pasoja e radhës e një serie shkeljesh, problemesh, dëmesh dhe përplasjesh që ka shkaktuar kompania ?Bankers Petrolium? ne këtë zone naftëmbajtëse. Ndonëse Protestat e banorëve kanë qenë të shumta, deri më tani kompania nuk ka marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e tyre. Nga ana tjetër këtë javë pritet të dalin edhe përgjigjet e analizave nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për cilësinë e qumështit, për të cilin banorët thonë se nuk po u shitet me.

Share This Video


Download

  
Report form