http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në veri të Kosovës operojnë struktura të armatosura paramilitare serbe. Kështu shkruhet në raportin e dorëzuar tre javë më parë nga qeveria e Kosovës në zyrat e Bashkimit Evropian. Në këtë dokument konfidencial, një pjesë e të cilit është siguruar nga mediat vendase, thuhet se këta persona punojnë për llogari të ministrisë së brendshme serbe. Megjithatë në këtë dokument nuk saktësohet numri i tyre. Raporti i qeverisë së Kosovës vjen si provë në tryezën e bisedimeve mes kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij Daçiç, ku diskutohet shkrirja e strukturave paralele serbe në veri të vendit. Sipas planit të ndërmjetësueses Eshton, të parashikuar dhe në marrëveshjen e prillit, synohet që këto struktura të transformohen në bashkësi dhe të shkrihen tërësisht. Ndërkohë në Prishtinë, opozita akuzon kryeministrin Thaçi se po mban informacione të fshehta për veriun e vendit.