http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim sa i takon lirisë së shtypit, madje ka pësuar një rënie të lehtë me 1.15 pikë në krahasuar me vitin e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 82. Ky është vlerësimi i organizatës ?Reporterët pa kufi? në raportin e publikuar së fundmi për lirinë e shtypit për vitin 2016. Në konkluzionet për Shqipërinë dokumenti thekson se marrja e informacionit shtetëror ndonëse ekziston një ligj që e mundëson një gjë të tillë, mbetet problematike. Nevojitet një zbatim i plotë i legjislacioni që garanton lirinë e shprehjes. Që prej vitit 2012 shpifja është ndëshkuar me gjoba dhe jo me burgosje. Pavarësisht se ka një ligj për lirinë e informimit aksesi për marrjen e informacionit nga institucionet shtetërore vijon të mbetet i limituar. Nga ana tjetër autoriteti i medias audiovizive, që është dhe rregullatori i tregut vijon të mbetet i politizuar. Reporterët pa kufij citojnë dhe raportin e fundit të komisionit europian, në të cilin thuhet se vendi duhet të bëjë më shumë sa i takon lirisë së shprehjes, pasi kjo e afron Shqipërinë me unionin.