Raporti i “Freedom house” për lirinë e medias - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Media ne Shqipëri është pjesërisht e lire. Ky është konkluzioni i raportit te organizatës Freedom House për vitin 2014, qe konstaton se vendi ynë ka zbritur me nje pozicion ne renditje. Nga vendi i 96 Shqipëria klasifikohet e 97-a me 49 pike ne listën e 199 vendeve te marra ne shqyrtim. Gjendja e medias ne vend duket se reflekton përkeqësimin e vërejtur ne gjithë boten, duke shënuar piken me te ulet te dhjetëvjeçarit. Analistja pranë organizatës Elen Aghekyan shpjegoi per Zërin e Amerikës disa nga problemet qe vërehen ne Shqipëri.?Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias, i cili është shumë i vogël. Shumë nga institucionet e medias janë ende mjaft të reja dhe pa aftësi të forta pavarësie.?Zgjidhjen ajo e sheh tek ligjet e forta zbatuese kundër përqendrimit te mediave në duart e biznesit.?Kërkohen gjithashtu ligje transparence që publiku të dijë se kush është pronari i këtij apo atij mediumi, apo kush ka aksione në një kompani që është pronare e një mjeti të caktuar informimi. Janë të pakta vendet që kanë patur sukses në këtë aspekt, por kjo është diçka absolutisht e rëndësishme.?Shkaqet e rënies se lirisë se shtypit ne rajonin e Ballkanit Perëndimor analistja i lidh me trysninë editoriale nga pronarët e mediave apo liderët politike, dhunën fizike apo verbale ndaj gazetarëve që çon në vetë censurë, apo mungesën e transparencës se pronësisë mbi mediat.

Share This Video


Download

  
Report form