http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kane kaluar dhjete muaj nga përmbytja që shkaktoi lumi Erzen në Shijak, banorët ankohen se akoma nuk janë dëmshpërblyer. Por banoret janë te shqetësuar edhe per legalizimin, i cili nuk mund te behet per rreth 500 banesa, pasi ato janë ndërtuar në zona të rrezikshme. Kryetari i Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani thotë se bashkia ka hartuar një projekt për pastrimin dhe thellimin e shtratit të lumit Erzen, gjë që do të zgjidhë problemet e përmbytjes. Shumë prej shtëpive të përmbytura në datat 5 dhe 6 janar të këtij viti janë braktisur nga familjet, pasi janë bere te pabanueshme.