Krim i trefishtë në Shijak - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një krim i trefishtë ka tronditur Shijakun orët e para të së dielës. Një 41 vjeçar ekzekutoi me arme gruan dhe vjehrrin e më pas i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrare me të njëjtën armë që kreu krimin. Gjithçka nisi rreth orës 5.30 të mëngjesit, kur Dritan Petova shkoi në gjendje te dehur ne shtëpinë e vjehrrit të tij Ismet Leka në fshatin Xhafzotaj, aty ku prej disa ditësh gjendej edhe bashkëshortja e tij Zara Petova. Sipas fqinjëve pas dhunës se vazhdueshme nga i shoqi, ajo kishte vendosur te largohej madje kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Edhe pse babai i bashkëshortes Ismet Leka është munduar ta ndale, kjo nuk ka ndodhur, pasi 41 vjecari ka qëlluar mbi te dhe mbi bashkëshorten me armen e gjahut, të cilën e kishte me leje. Me pas, Petova është larguar për ne banesën e tij, duke mos qene i qarte nëse dy personat qe kishte qëlluar kishin humbur jetën. Ne gjendje te renduar ka hipur në një prej nga antenat e radiostacionit qe ndodhet fare pranë banesës. Forca të shumta policore rrethuan zonën, duke negociuar per disa ore me vrasësin qe te zbriste. Pak para mesditës,, kur duket se Dritan Petova u bind qe t?i dorëzohej policisë, ai ka qëlluar veten me çifte, ne momentin kur ka mësuar se bashkëshortja dhe vjehrri nuk jetonin me. Policia, por edhe familjaret dhe fqinjët, sqarojnë se Petova njihej si konsumues i rregullt i alkoolit. Dritani dhe Zara ishin prindër te dy fëmijëve nje vajze e nje djali te moshës 10 dhe 8 vjeç. 41 vjecari ishte i punësuar si roje ne stacionin elektrik, por per shkak te konsumimit te tepruar nga te alkoolit, çifti kishte grindje te vazhdueshme dhe se fundi ishte ne proces divorci.

Share This Video


Download

  
Report form