http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vrasje e trefishtë ka tronditur mesditën e të dielës ne fshatin Gresë të komunës Pezë në kryeqytet. 60-vjeçari Ferit Kolgjini ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij 50-vjeçares Sulltanë dhe më pas në drejtim të të vëllait. Zyrtarisht polica konfirmon se të dy viktimat, si gruaja e Feritit ashtu edhe i vëllai Ramadani 55 vjeç kanë mbetur të vdekur në vend. Nga tronditja autori i krimit ka qëlluar edhe veten e tij. Policia e cila është ende duke hetuar në vendin e ngjarjes dyshon se një nga pistat kryesore të vrasjeve janë motivet e xhelozisë. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve të parë dhe banorëve afër shtëpisë së viktimave burime nga policia thonë se Feriti, autori i vrasjeve dyshonte për një marrëdhënie dashurie mes të vëllait dhe bashkëshortes së tij. Policia ka gjetur në vendngjarje dy armë zjarri: një pushkë dhe një çifte dhe mendohet se është qëlluar me të dyja armët. Familja Kolgjini ishte me origjinë nga Kukësi dhe prej 20 vitesh jetonte në fshatin Gresë të Pezës.