Rivendosja e çmimeve te referencës nga dogana shqiptare për produktet "Made in Kosova" ka dëmtuar rende dhjetëra fermerë kosovare. Mexhid Xhaferri është njeri prej tyre, te cilit i kane mbetur stok rreth 800 ton patate. Tregtaret shqiptare kane ndërprerë bashkëpunimin me te pasi dogana e Morinës i ka rivendosur çmimet e referencës çka ka bere qe vlera e patates ne dogane te shkoje ne 18 cent, ndërsa ne shitje për konsumatoret e thjeshte çmimi i patates arrin nga 25 deri ne 30 cent. Te njëjtin problem ndan dhe fermeri tjetër Burim Xhaferri i cili ka shpenzuar rreth 40 mije euro për prodhimin e 600 ton patateve. Ekspertet e ekonomisë ne Kosove kërkojnë te rishikohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe te hiqen barrierat e ndërsjella. Megjithëse ne muajin qershor te këtij viti mes Shqipërisë dhe Kosovës u nënshkrua marrëveshja për heqjen e çmimeve te referencës, se fundmi kjo takes është rivendosur duke shkelur jo vetëm marrëveshjen dypalëshe por edhe atë te tregtisë se lire mes vendeve te Ceftas. Një dite me pare ministrja e tregtisë se Kosovës Mimoza Kusari deklaroi se për këtë problem i është dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha, e ne rast se nuk hiqet çmimi i referencës atëherë Kosova do te kundërpërgjigjet duke vendosur edhe ajo çmime reference për prodhimet "Made in Shqipëri".
Restoring the reference price for the products of Albanian customs "Made in Kosovo" has severely damaged dozens of Kosovar farmers. Xhaferri Majeed is one of them, whose stock has remained around 800 tonnes of potatoes. Albanian merchants had ceased cooperation with customs after Morina has restored the reference prices which has led to the customs value of the potatoes go to 18 cents, while sales to customers in the ordinary price of potatoes coming from 25 to 30 cents. The same problem splits and other source Xhaferri farmer who has spent nearly 40 thousand euros for production of 600 tons of potatoes. Kosovo economy experts ask to review economic relations between both countries and to remove barriers to cross. Although in June of this year between Albania and Kosovo signed the agreement to remove the reference price, recently it Takes is violated not only restored but also bilateral free trade among CEFTA countries. A day before the trade minister of Kosovo Mimoza Kusari said that this problem has been sent a letter to Prime Minister Sali Berisha, if the reference price is not removed then Kosovo will respond by setting the reference prices for products that "Made in Albania ".