Interes i lartë për check up - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 200 persona shkojnë çdo dite te kryejnë check up, pranë qendrave shëndetësore. Check up është tanimë i shtrire si shërbim shëndetësor ne 34 qendrat e kryeqytetit dhe pritet qe brenda muajit prill, te ketë një shtrirje me te gjere si shërbim per te gjithë qytetaret ne 350 qendra shëndetësore. Ne një interviste për Vizion Plus, Zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, tregon detajet ne lidhje me këtë shërbim. Ky target grup nga mosha 40-65 vjeç është me tepër i rrezikuar nga sëmundjet e diabetit, zemrës dhe depresionit, ndaj ky kontroll baze informon çdo pacient për gjendjen shëndetësore, ndërsa pritet qe ky shërbim t?i ofrohet edhe qytetareve ne zonat e thella. Sipas Ministrisë se Shëndetësisë ky është hapi i pare drejt një mbulimi universal, ndërsa faza e dyte do te jete ndjekja e tyre ne sistemin e referimit për te kuruar sëmundjet qe kane.

Share This Video


Download

  
Report form