Prenotimet për fundvitin, interes për vendet fqinje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njësoj si për pushimet gjatë stinës së verës, edhe këtë fundvit, ne do të shpenzojmë me shumë para jashtë vendit se sa brenda tij! E përkthyer në shifra, plot 54 milionë euro është totali i asaj çka shqiptaret kane shpenzuar jashtë vendit nga Janari deri në muajin Shtator, sipas raportit të Bankës Shqiptare, ku një hapësire të madhe të kësaj shifre e zë turizmi. Agjencitë Turistike pohojnë se këtë fundvit, Mavrova dhe Kolashini vijojnë të jene të prenotuara për dy ose tre ditë, ndërsa një zgjedhje surprizë dhe e re është Praga. Edhe pse me çmim më të ulët, Voskopoja dhe Dardha të cilat janë dy atraksionet tone kryesore dimërore, vijojnë të zgjidhen me pak se konkurrenti fqinj. Arsyeja: kushtet më të pakta, mes të cilave edhe mungese e një piste të duhur skiimi. Mesatarisht 55 euro ku përfshihet guida, fjetja, mëngjesi dhe darka do ju kushtonte 1natë e 2 ditë në Voskopojë, ndërsa në Mavrovë 75 euro! Përballë këtyre shifrave, qëndrojnë ato me më shume zero në Paris dhe Dubai, të zgjedhur më pak, por ende të preferuar nga një pjesë e jona që udhëton jashtë vendit për të pritur Vitin e Ri.

Share This Video


Download

  
Report form