Kina, interes për energjetikën e bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëpunimi ekonomik dhe nevoja që Kina të rrisë mbështetjen financiare për Shqipërinë, ishin në qendër të bisedës që kryeministri Rama pati me homologun kinez Li Keqiang, në ditën e dytë të samitit mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që mbahet në Beograd. Kryeministri i Kinës, siç njofton zyra për mediat e Kryeministrisë, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shprehu dëshirën për të rritur importet bujqësore nga Shqipëria, si dhe për të rritur investimet e kompanive kineze në prodhimin e energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës. Sipas Li Keqiang, kjo do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërlidhjen e vendit tonë me akset kryesore në Ballkan dhe Europën Juglindore.Kryeministri Rama, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe ftoi homologun kinez për një vizitë në Shqipëri.Kreu i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar këtij takimi, i cilëson ndryshime reale marrëveshjet e këtij forumi të rëndësishëm ekonomik.?Mirëkuptim i plote me kryeministrin Li Keqiang per nevojen qe Kina te rrise mbeshtetjen financiare ndaj Shqiperise dhe rajonit.?Më herët, Rama, po nëpërmjet rrjetit social komentoi arritjet e ditës së parë të samitit, që parashikojnë investimin e 10 miliardë Dollarëve nga Kina, në projekte të ndryshme në vendet e rajonit. Ato kanë të bëjnë me rrjetin hekurudhor, në infrastrukturë, në industri si dhe bujqësi.

Share This Video


Download

  
Report form