Nafta e benzina, më të shtrenjtat në rajon - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse shqiptarët përfituan dy javë nga ulja e çmimit të naftës, sërish çmimet në tabelat e karburanteve në Shqipëri nuk vonuan të qëndronin statike në shifrën e 174 lekëve për litër, ndonëse çmimi në bursë ka disa javë që është në rënie. Adonis Avdiu është një shofer i cili bën çdo ditë linjën Prishtinë - Tiranë dhe thotë se furnizimin me naftë e bën në Kosovë. Atje një litër kushton 1 euro, ose nëse kthehet në lek, i bie që të kushtojë vetëm 140 lekë. Pa vënë në pikëpyetje cilësinë e karburanteve, faktin përse shumica e shqiptarëve që dalin jashtë nuk e blejnë naftën në Shqipëri e shpjegon tabela me çmimet se sa kushton një litër në vendet e rajonit. Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë se shumë prej tyre edhe sot. Qeveria shqiptare arriti të mblidhte më pak të ardhura në dy muajt e parë të vitit nga taksa e qarkullimit, por edhe nga TVSH-ja, çka tregon qartë se konsumi i kësaj lënde është në rënie, ose është e kundërta: tregtarët e naftës bëjnë evazion. Agim Binaj thotë se kjo merr fund vetëm nëse vendoset kasë fiskale në çdo pikë pakice. Në momentin që grosistët futin naftën në Shqipëri ata paguajnë TVSH-në, të cilën e shkarkojnë te tregtarët e shumicës duke ua shitur me faturë TVSH-je, të dyja këto hallka përfitojnë në fund edhe rimbursim. Ajo që nuk arrin të marrë shteti është tarifa mbi vlerën e shtuar që duhet t?ia vjelin pikave të pakicës, të cilët ia shesin litrin konsumatorit duke llogaritur dhe këtë taksë.

Share This Video


Download

  
Report form