http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarisht nuk është kriter i ri në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Por për shefen e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, dekriminalizimi është prioritet. Zonja Vlahutin thekson se konkretizimi i procesit duhet të nisë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Interesi më i mirë është i partive politike, pasi sipas saj, me të fortë në zgjedhje rrezikohet të merren më pak vota.?Kriteri është që të mos vendosen kriminelë në lista dhe jo të futesh në situate kur duhet t?i arrestosh ato. Nuk dua të përfshihem në këtë proces, pasi institucionet po merren me këtë. Ajo çka ne kërkojmë lidhet me zgjedhjet lokale që po afrojnë dhe ne i bëjmë apel të gjitha partive politike në Shqipëri të tregojnë respekt për qytetarët dhe të vendosin më të mirët në lista, sepse keni të drejtën të zgjidhni më të mirët. Ky është kriteri dhe mendoj se është kriter i çdo demokracie moderne. Këta persona nuk duhet të futen në lista, pasi mund të humben vota dhe jo të fitohen.? Por, a është arrestimi i Tom Doshit dhe Mark Frrokut pikënisja e procesit të dekriminalizimit??A është fillimi? Disa gjëra që po ne po bëjmë është fillimi, si për shembull, reforma në gjyqësor. Duhet kuptuar se ka presion të madh çdo ditë mbi institucionet që të bëjnë atë çka ato duhet të bëjnë. Ne po bëjmë presion të madh, por edhe ju duhet të bëni presionin tuaj?.Ndërsa Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, tha se të gjithë kanë vullnet për të çuar përpara iniciativën. Në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur punën komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin. Aktualisht palët kanë hedhur në tavolinën e debatit propozimet e tyre.