http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtareve te këshillit për rregulloren mandatet dhe imunitetin iu është dashur te presin disa minuta sa te mbaronte Komisioni i Ekonomisë dhe Erjon Braçe t?u lironte sallën per te filluar mbledhjen ku ishte parashikuar te dëgjohej deputeti Tom Doshi. Por edhe ne kete mbledhje anëtaret nuk arritën te diskutonin kërkesën e Prokurorisë pasi deputeti i qarkut te Shkodrës nëpërmjet avokatit Vladimir Meçe paraqiti raport-mjekësor duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes. Anëtaret e mazhorances kane pranuar kërkesën e deputetit Doshi duke vendosur qe séance dëgjimore me te te zhvillohet te mërkurën; ashtu sic ka pranuar edhe kërkesën e opozitës qe media te jete e pranishme ne mbledhjen ku deputeti i qarkut te Shkodrës do te beje mbrojtjen e tij.?Standardi i transparencës të asaj që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj qytetarëve është një standard krucial për funksionimin e Parlamentit?Por pa përgjigje mbeti serish kërkesa e opozitës per te filluar procedurat për shqyrtimin e kërkesës se PD për heqjen e mandatit te deputetit Koço Kodhima per te cilin pretendohet se ne kundërshtim me kushtetutën ka përfituar fonde publike gjate kohes qe ka qene deputete. Deputeti Mark Frroku per te cilin Prokuroria kërkon nga kuvendi autorizim per arrestimin e tij nëpërmjet nje deklarate per mediat ka sqaruar pozicionin e tij pas publikimit te provave te mbledhura nga organi i akuzës. Frroku ka përsëritur se nuk e ka njoftuar deputetin Tom Doshi per tentativën per vrasje si dhe nuk ka njohje me durim bamin. ?Para anëtarëve të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, por edhe përmes kësaj deklarate, po e them se akuzat e ngritura ndaj meje shënojnë një precedent tejet të rrezikshëm për jetën parlamentare dhe politike në Shqipëri. Referuar kallëzimit që ka bërë prokuroria ndaj meje, me këtë standard që po përdoret ndaj meje do të duhej që të viheshin përballë akuzës më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit si dhe të gjithë drejtuesit e partive politike në vend. Akoma më i rrezikshëm është fakti se organi i akuzës, në kërkesën drejtuar Kuvendit, i kërkon autorizimin për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit.?Sipas Frrokut te gjitha akuzat e ngritura ndaj tij janë bërë për qëllime të pastra politike