http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spiralja e borxheve qe ka prekur sektorin e energjisë elektrike duket se ka qene favorizuese vetëm per përmbaruesit private. Këta te fundit kane arritur te përfitojnë ne dy vitet e fundit 2 milion dollarë, para këto te cilat vinin si pasoje e mos pagesës se energjisë elektrike nga korporata ne drejtim te prodhuesve private. Për te shmangur pikërisht këtë kosto qeveria ka ndryshuar ligjin duke e hequr te drejtën qe biznesi private te bllokoje llogarite bankare te kompanisë KESH apo OSHEE, ne rast te mospageses e faturave. Kushti është qe detyrimet e prapambetura te paguhen brenda 6 muajve. Behet fjale për rreth 35 milion euro para te cilat hidrocentrale te vogla kane prodhuar energjinë dhe i?a kane shitur korporatës elektroenergjitke. Kjo e fundit për shkak te spirales se borxheve qe nisi nga kompania CEZ nuk arriti te paguante kompanitë private duke krijuar e këtë mënyrë detyrime te prapambetura.