Gjiknuri për Reformën Zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik që zgjati tre orë, Damian Gjiknuri deklaroi për mediat se është arritur dakordësia mes paleve politike për disa çështje të rëndësishme.Ai tha se është shkurtuar periudha zgjedhore dhe se qeveria ka marrë përsipër të shtojë financimin publik për fushatën zgjedhore. Po ashtu, Gjiknuri theksoi se u dakordësua edhe për parimin e kuotës gjinore.?Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime. Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fgushatës ka marrë dakordësim.Ndërkohë, u vendos që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet të enjten, ku pritet të trajtohen edhe çështje të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form