Damian Gjiknuri për rezultatet në energji - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë para se Enti Rregullator të caktojë çmimin e ri më të cilin do i shitet energjia konsumatorit fundor, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat lexoi arritjet që ka bërë kompania e shpërndarjes. Humbjet në rrjet kanë shkuar në nivelin 32%, ndërkohë që pas vendimit të ri që morri bordi i OSHEE-së janë lidhur 16 mijë e 800 marrëveshje.Gjiknuri thekson:Qytetarët po e mbështesin masivisht rivendosjen e disiplinës së pagesave dhe luftën ndaj fenomenit të vjedhjes së energjisë. Vetëm prej datës 4 dhjetor, kur hyri në zbatim skema lehtësuese e pagesave, deri ditën e djeshme, rezultojnë të jenë lidhur 16,793 marrëveshje. Prej tyre, 7,318 klientë familjarë kanë përfituar zbritjen 80% të kamatëvonesës duke likuiduar plotësisht borxhet e akumuluara ndaj kompanisë së shpërndarjes. Në këto ditë janë lidhur 967 akt marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste për familje të klasifikuara në ndihmë ekonomike.Ministri përsëriti dhe njëherë se brenda prillit do të shlyhen të gjitha faturat që KESH i ka borxh HEC-eve private, përfshirë edhe detyrimet e hidrocentralit të Ashtës.Detyrimi ndaj HEC-eve private përfshire HEC Ashta, për periudhën Janar-Tetor 2014 është 7.89 miliard lekë. Deri në fund të vitit, detyrimi parashikohet të arrijë deri në 8.87 miliard lekë. Nga ky borxh është likuiduar 2.99 miliard lekë ose 34% e tij. Ka filluar këto ditë likuidimi me mbi 1.1 miliard lekë i detyrimeve, i cili do të plotësohet brenda këtij muaji edhe me 2 miliard lekë të tjera, duke arritur në një shlyerje të borxhit në nivelin mbi 70%.Përmirësimi i treguesve financiarë të kompanisë OSHEE mendohet të vijë edhe pas ndryshimit të çmimit të energjisë, ku pritet heqja e fashës. Nga ana e saj qeveria ka folur për një çmimi mesatar mes dy blloqeve të vendosura, por kjo lëvizje dihet se do të rritë të ardhurat për kompaninë e shpërndarjes, e cila deri tani ka 700 milion dollarë borxhe, ndërkohë që ka për të paguar edhe 130 milion të tjerë për palën çeke, kusht ky që u vendos për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Share This Video


Download

  
Report form