http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studentët e mjekësisë, të transferuar nga universitetet private që u mbyllën disa muaj më parë, janë futur sërish në grevë urie mbrëmjen e së martës. Vendimi i tyre vjen menjëherë pas afatit që i kishin lënë Ministres së Arsimit Lindita Nikolla për të plotësuar kërkesat e tyre. Këtë herë greva e tyre është zhvendosur pranë rektoratit. Ata janë vendosur aty rreth mesditës, ku kanë përgatitur edhe tendat në të cilat do të qëndrojnë. Sipas studentëve arsyeja kryesore e grevës është tarifa e lartë e shkollimit që ata janë të detyruar të paguajnë, e cila është gati 7-fish më e lartë. Këta studentë paguajnë 235 mijë lekë në vit, ndërsa studentët e tjerë që janë pranuar sipas maturës shtetërore, paguajnë vetëm 35 mijë lekë në vit.