http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, hedh poshtë akuzat e ngritura nga ish-deputeti socialist Tom Doshi, sipas të cilit ai ishte porositësi për vrasjen e këtij të fundit dhe të ligjvënësit demokrat Mhill Fufi. Meta sqaroi se ishte njohur nga vetë Doshi mbi një plan për eliminimin fizik 6 muaj më parë dhe për këtë kishte kërkuar nga organet kompetente ligjzbatuese marrjen e tij në mbrojtje. Jo pa ironi kryeparlamentari tha se në kampin opozitar ka lindur një betejë për marrjen në mbrojtje të ish-socialistit Doshi. Në këto kushte, Meta këshilloi kreun e PD-së të ketë kujdes, pasi Doshi sipas tij ka aftësi për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Vendimin e grupit parlamentar socialist për përjashtimin e Tom Doshit, kreu i Kuvendit e vlerësoi si veprim që shënon ndarjen nga politika e shantazhit dhe presioneve mbi qeverinë.