http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detaje të reja dalin afro 2 ditë pas prangosjes së Emiljano Shullazit, në ambientet e drejtorisë se policisë se Tiranës. Ky i fundit i ka mohuar akuzuat. Gjatë marrjes në pyetje 38-vjeçari nuk është treguar bashkëpunues me Prokurorine, duke thëne se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, do të rrëzohen shumë shpejte. Po kështu, Shullazi ka kaluar në sulm në drejtim të Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, pasi i ka pohuar se veprat penale janë të motivuara politikisht. Te njëjtin qëndrim kane mbajtur edhe Gilmando Dani e Blerim Shullazi. Prokuroria e Krimeve të Rënda bene me dije se grupi po mbahej nën vëzhgim pas një vendimi të Gjykatës që në janar të 2016. Burime pranë organit të akuzës i thane Vizion Plus se kanë mundur të sigurojnë prova te mjaftueshme qe vërtetojnë kërcënimin e Arjan Zikës ne garazhin e te cilit shpërtheu nje sasi e konsiderueshme tritoli ne mars. Shullazi dhe dy miqtë e tij mbahen në ambientet e Drejtorisë së Policisë që prej mbrëmjes së të shtunës e të martën do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë. Mësohet se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për të tre. Lidhur me kërcënimin e kandidatit për rektor Mynyr Koni dhe pronësisë së Hotel Vollga në Durrës, Prokuroria ende nuk ka prova të cilat lidhin emrin e Shullazit me kërcënimet.