http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka sqaruar për herë të parë pozicionin e tij, pas akuzave të opozitës për përfshirje në një çështje korruptive me kompaninë CEZ. Jo pa shpoti, ai tha se PD do të këtë kohë edhe dy vjet për t?i kërkuar dorëheqjen.Por Meta u risolli në vëmendje deputeteve te PD se ishin ata qe finalizuan marrëveshjet me CEZ. ?Lidhur me faktin që kjo kompani është e kontraktuar nga qeveria aktuale, për këtë arsye pretendimet e bazuara mbi raportin e saj janë të besueshme, kisha një pyetje në rast se z. Sait Dollapi është anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste apo i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike?! Sepse këtu përpara kam një ?Engagement Letter? dhe ?Fee Agreement? midis ?Clifford Chance?, që është kontraktuar nga CEZ-i dhe CEZ Shpërndarja e firmosur më 1 korrik 2013. Pra, kohë kur Kryeministër ishte i nderuari, deputeti z. Sali Berisha, pra është firmosur në Mynih më 1 korrik nga Tim Schreiber për ?Clifford Chance? dhe nga z. Sait Dollapi për CEZ-in. Në rast se nuk e kujtojnë këtë kompani, mund të pyesin ish-Ministrin e Financave, sepse kjo kompani ka qenë kliente e kësaj qeverie edhe për shumë kontrata të tjera me Ministrinë e Financave dhe kjo është një çështje e tyre.?Kryeparlamentari tha se kompania ka bërë një sqarim, që në dijeninë e tij, që nuk e përmend emrin Ilir Meta.?Njëkohësisht mund t?ju bëj të ditur se Shqipëria ka pasur shumë ish-Kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj që t?i marr nëpër gojë, sikurse një pjesë e juaja më merr nëpër gojë mua dhe më paragjykon. Dhe kjo është e drejta juaj. Përsëri e respektoj këtë gjë dhe nuk e përjashtoj që dikush apo dhe ndonjë i afërt i tij dhe të ketë përfituar nga çështje të tilla. Por e përjashtoj në mënyrë kategorike që një person i implikuar të jetë ish-Kryeministri, Ilir Meta, dhe këtë ua them me bindje të plotë.?Deklaratat e Metës, nuk bindën aspak ish-aleatin tij, Berisha, i cili kërkoi vënien para drejtësisë. Pas këtyre deklaratave, Meta tha se ai kurrë nuk është marrë me thashetheme.