http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka bere asnjë koment për akuzat e deputetit Tom Doshi se ai kishte dijeni për kërcënimin, por nuk kishte ndërmarre asnjë veprim. Gjate një vizite ne Durrës per programin e sigurisë rrugore Tahiri i është shmangur kësaj pyetje. Ne prezantimin e projektit per sigurinë rrugore përball te rinjve te Durrësit, Ministri i Brendshëm beri thirrje qe te bashkëpunohet per te minimizuar numrin aksidenteve. Ne prezantim ishin edhe ambasadorja e BE ne Shqipëri Romana Vlahutin dhe Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako. Nisma e Ministrisë se Brendshme synon te ule numrin e aksidenteve rrugore, pasi Shqipëria renditet nder vendet me vdekshmërinë me te larte ne Europe.