http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi u padit penalisht nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, se ka dhënë një leje të paligjshme për një pallat, kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Bime ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i cilësuar si të pabaza dhe të pavërteta. Por, ndërsa mohoi akuzat që mund të sjellin edhe ndjekje penale ndaj tij nga prokuroria, Bime nuk ka pranuar të komentojë pozicionon e tij sa i takon zgjedhjeve vendore. I pyetur nëse do të rikandidojë për një mandat të katërt, kryebashkiaku ka zgjedhur vetëm të mos përgjigjet. Ndërsa jashtë kamerave ai ka thënë se mund të pyesni kryeministrin kur të vijë në fundjave, nëse nuk përgjigjet ai, atëherë do të flas unë ka thënë Bime. Flamur Bime është një nder kryebashkiakët socialistë që ka tre mandate. Pak ditë më parë, kolegu i tij i bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi deklaroi dorëheqjen, duke u bërë apel edhe të tjerëve të ndiqnin shembullin e tij