Koncesioni i sterilizimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër tender ka hapur debat dhe ka ngritur dyshime të forta ne sistemin shëndetësor. Këtë radhe behet fjale për dhënien me koncesion për 10 vjet, te shërbimit sterilizues te sallave e veglave kirurgjikale dhe furnizimin e tyre me instrumente njëpërdorimshme. Ne nje interviste per Vizion Plus, zv/Ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, sqaron arsyet e një shërbimi të tillë te cilin sipas tij, edhe vendet perëndimore kane vetëm 15 vite qe e aplikojnë. Ky koncesion, i cili kap vlerën e 96 miliardë lekeve të vjetra, do t?i jepet një firme private me eksperience ne tregun ndërkombëtar, e cila do të rezultojë fituese në tenderin për të cilin gara është e hapur deri në 30 mars. Por mjeket ne qendrën spitalore universitare ?Nene Tereza? thonë se ky koncesion është i panevojshëm ne kushtet ne te cilat është sistemi shëndetësor sot, ku ka probleme me te mëdha, se sterilizimi. Ky koncesion, pritët te vere ne funksionim edhe këto ambiente te cilat ndodhen brenda kirurgjisë se re. Ditën e hëne, Partia Demokratike akuzoi Ministrin Beqaj per kete koncesion, duke e cilësuar atë një projekt tërësisht abuziv dhe korruptim, nga i cili do të përfitojë klientela e Ramës.

Share This Video


Download

  
Report form