http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës propozon dhënien me koncesion nje kompanie te vetme per 35 vjet te parkingjeve private. Këshilli Bashkiak ka diskutuar sot këtë propozim i cili ishte parashikuar te hidhej ne votim. Këshilltaret e mazhorances kane dale kundër projektit. Eridian Salianji e ka konsideruar këtë nje gjobe te rende për qytetaret. Por për nënkryetarin e bashkisë Eno Bozdo dhënia e koncesionit te parkingjeve private per 35 vjet është nje zgjidhje qe i duhet kryeqytetit dhe kjo sipas tij është nje praktike qe e kane shume vende evropiane.Debatet kane detyruar ndërprerjen e mbledhjes per pak minuta. Pushimi me sa duket ka shërbyer qe këshilltarët e majte te bien dakord mes tyre per te votuar propozimin e Bashkisë. Me rifillimin e mbledhjes nënkryetari Enod Bozdo ka thënë se nuk behet fjale për një kontrate por per hapjen e nje gare. Këshilltaret e majte kane kërkuar kohe për t?u njohur me mire me studimin dhe votimi është shtyre per nje dite tjetër. Media ka aluduar ditët e fundit se koncesioni do t?i jepet nje kompanie te vetme. Behet fjale për 24 mije vende parkimi dhe pagesa varion sipas zonave.