http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te djathtët ne Këshillin Bashkiak te Tiranës kane thirrur pas nje mungese prej 5 muajsh mbledhjen, rendi i ditës i se cilës parashikon dhe zgjedhjen e kryetarit te ri këtij Këshilli. Ne 3 tetor zv/kryetari Zamir Ndroqi nisur dhe nga tejkalimi i afateve, ka njoftuar dhe mazhoracnen e këtij Këshilli, i cili sipas burimeve te vizion plus, është surprizuar për këtë rend dite, kur ne 3 maj, është rizgjedhur sipas tyre kryetari i ri i Këshillit pas ndryshimit te balancave me kalimin e LSI me PS. Fakti qe dokumenti është firmosur nga zëvendëskryetari pranon ne mënyrë indirekte faktin se Njazi Kosovrasti nuk është me kryetar i këtij Këshilli, çka duket si absurditetet, pasi rendi i ditës parashikon mbi te tjera dhe zgjedhjen e kryetarit te ri. Qëndrimi zyrtar i mazhorances konfirmuar per Vizion Plus eshte se "gjithçka duhet bere ne rruge ligjore dhe me dialog institucional. Këshilli e ka kryetarin e zgjedhur me votim te padiskutueshëm ne 3 maj. Çdo veprim i nxituar, i paligjshëm e fut ne një rruge pa krye bashkine ne raport me institucionin e Këshillit qe prej muajsh u mor peng nga kryetari i bashkisë. Mazhoranca PS-LSI i bën thirrje demokrateve te reflektojnë per te mos nxitur debate krejtësisht te panevojshme për qytetaret duke kërkuar ne kete pike dhe shkarkimin e zv/kryetarit qe ne seancën e pare. Por duket se vendimi i demokrateve per te thirrur kete mbledhje eshte qe Tirana te mos shkoje ne zgjedhje. Nisur nga ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. neni 31 pika 8 sanksion: "Kur Këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve, duke filluar nga data e mbledhjes së fundit të tij, Këshilli quhet i vetëshpërndarë. Vetëshpërndarja pasohet me zgjedhje të reja për Këshillin përkatës dhe sekretari i Këshillit komunal ose bashkiak, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3-mujor, njofton prefektin". Mbledhja e fundit e Këshillit ishte ne 7 prill atëherë kur LSI kaloi ne aleance me partine Socialiste, duke ndryshuar dhe balancat numerike e duke nxjerre mazhorance PS-në, me kryetar Aldrin Dalipin.