http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka dhënë sërish sqarime mbi koncesionin më të debatuar të ditëve te fundit, atë te administrimit te Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Numri 2 i Financave, Irena Beqiraj, tha se ky bashkëpunim me privatin, do te ndihmoje tatimet te luftojnë informalitetin. Sipas saj, shteti, nuk po heq dore nga e drejta për te mbledhur taksen me te rëndësishme te vendit. Por fakti qe koncesioni shoqërohet me një sere pikëpyetjesh, për biznesin dhe ekspertet, Beqiraj tha se ky shërbim, nuk do te ketë kosto shtese për biznesin. Tatimet mbledhin përafërsisht 30 miliarde leke TVSH gjate një viti. Rritja vjetore normale, është rreth 11 %. Deri në këtë nivel, kompania nuk do të fitojë asgjë.Por nëse të ardhurat nga TVSH do të rriten mbi 33. 3 miliard leke, privati do të marrë deri në 90 përqind të rritjes. Megjithatë, financat kanë vendosur që nëse rritja do të jetë shumë e madhe, të ardhurat për kompaninë, do të ulën e do të rriten në favor të arkës së shtetit.