http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministra e Transporteve pranon se ka rishikuar kriteret financiare ne tenderi qe ka rihapur per koncesionin e mirëmbajtës se rrugës se Kombit. Ne kriteret e reja, vlera e investimit ne total, si dhe ajo e kompensimit qe do te japë buxheti i shtetit janë rritur, duke i përafruar ato me ofertat e kompanive qe morën pjese ne garën fundit. Vlera totale e investimit nga koncesionari do te arrije ne 50 mln euro. Gjate intervistës, kreu i grupit te punës, Eduard Seitja e ve theksi tek nevoja urgjente qe ka përfundim i rrugës se Kombit, si dhe mirëmbajtja e saj, e cila nuk mund te përballohet nga buxheti. Ne tenderin e radhës ka mbetur e pandryshuar pagesa prej 5 eurosh, per kalimin e automjeteve. Ndërsa është i detyruar qe koncesinari te ofroje lehtësira pagese per banoret e zonës. Ofertat pranohen deri ne datën 9 maj, çka do te thotë se ne pranverën e këtij viti do te kemi nje finalizimin te dhënies me koncesion te rrugës se Kombit.