http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I riu nga Kamza Emrion Gjuta, i akuzuar për kryerjen e veprimeve qe pengojnë zbulimin e te vërtetës, ne lidhje me serine e shpërthimeve me tritol ne kryeqytet do te qëndroje ne burg 15 dite. Ne këtë mënyre Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke i lënë dy jave kohe policisë te sjelle prova te reja qe implikojnë te pandehurin ne te kundërtën i riu lihet i lire. Pas vendimit te Gjykatës kane reaguar familjaret dhe avokati i te pandehurit. Ata kane pretenduar se Gjuta po mbahet padrejtësisht ne burg. 26- vjeçari është mbajtur i shoqëruar ne ambientet e policisë qe prej 11 shkurtit ku i janë vene ne dispozicion pamjet e kamerave te sigurisë per te identifikuar atentatorin. Ai është personi qe ka patur ne përdorim aparatin celular nëpërmjet te cilit u realizuar shpërthimi ne farmacinë e Bashkim Tahirit. Emirjon Gjuta ka deklaruar se aparati është përdorur prej tij por me pas nuk di se kujt i?a ka shitur. Ndërkohë po sot ne ambientet e Prokurorisë se Krimeve te Renda ka mbërritur edhe vete Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, i cili mësohet se ka zhvilluar një takim me grupin e prokuroreve qe hetojnë shpërthimet.